zoom

Aktualitet

I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37-vjeçar në një zonë të thellë të Pishkashit, i cili ishte dënuar me mbi 9 vite burg nga GJKKO.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Valmir Polisi, i cili ishte shpallur në kërkim për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.Ai u kap nga shërbimet operacionale të DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”.

Sapo ka parë efektivët, 37-vjeçari ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe vënë në pranga.Në vitin 2024, ai është dënuar nga GJKKO me 9 vite e 4 muaj burg për trafikim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Nga ky dënim, atij i kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vite, 7 muaj e 18 ditë burg.Valmir Polisi është një nga të dënuarit e dosjes së madhe të trafikut të drogës që u godit në kuadër të operacionit “Five”.

Më 2 tetor 2024, Gjykata e Posaçme dha rreth 200 vite burg për 32 persona të përfshirë në pesë grupe kriminale që merreshin me trafik të lëndëve narkotike./Zoom.al