zoom

Të gjitha

I dekompozuar dhe i zhveshur! Gjendet në breg të detit trupi i pajetë i modeles së njohur

I dekompozuar dhe i zhveshur! Gjendet në breg të detit trupi i pajetë i modeles së njohur

Modelja e njohur Aneka Townsend, e njohur si “Slickianna” është gjetur ditën e djeshme e pajetë në breg të detit, në një plazh në Xhamajka.

Sipas mediave të huaja, mësohet se rreth orës 9:30 të mëngjesit, plazhistët njoftuan autoritetet, pasi zbuluan një trup pjesërisht të dekopozuar, që notonte afër bregut të detit. Hetuesit thanë se trupi u gjet në një gjendje gjysmë nudo me një plagë në kokë.


Aneka u identifikua nga nëna e saj, ndërkohë në vendin e ngjarjes u gjet një peshqir i mbuluar me gjak si dhe një paruke.

Policët xhamajkanë thanë se kishin identifikuar një person të lidhur me vrasjen e modeles, të cilin e kanë shpallur në kërkim.