Aplikacion
Një ngjarje e rëndë do të shokonte ditë më parë Italinë, nga ku detaje të reja mësohen prej krimit në fjalë. Trupi i një të moshuari, Shefki Kurtit u gjet i copëtuar në qese mbeturinash.
71-vjeçari ishte zhdukur më 24 korrik, ndërsa trupi i pajetë ëështë gjetur më 28 korrik. Policia ka ndritur dyshime mbi familjen, pasi ata janë personat e fundit që e kanë parë.
Policia ka ushtruar kontroll në banesë, e nuk dihet nëse kanë gjetur ndonjë të dhënë që lidhet me këtë ngjarje makabër. I moshuari shqiptar ishte larguar nga banesa pas një konflikti që kishte pasur me gruan dhe nuk ishte kthyer më.
Më 24 korrik, djali i Shefkiut kishte telefonuar karabinierët për t’u thënë se babai i tij ishte larguar nga shtëpia. Masakrimi i të ndjerit ka hapur një pistë të re hetimi.
Më 28 korrik, pastruesit e rrugës gjetën një këmbë njeriu, më pas policia duke kontrolluar në zonë gjeti dy qese mbeturinash, ku ishte pjesa tjetër e trupit.
Shefki Kurti dhe bashkëshortja e tij Nadire mbërritën në Itali në vitet ’90. Ata ishin ndër shqiptarët e parë që shkuan në vendin fqinj. Kishin dy fëmijë. Duhet thënë se asnjë familjar nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë, teksa hetimet vijojnë./ Zoom.al