zoom

Të gjitha

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, vdes regjisorja e njohur shqiptare Vjosa Berisha

Ka ndërruar jetë regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.

Lajmi është konfirmuar në rrjete sociale, në një postim të bërë nga bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.

Ai bën me dije se ka ndëruar jetë ditën e sotme (23 qershor) në spitalin University College Hospital në Londër.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër”, ka shkruar ai.

“Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, vazhdon më tej postimi.

Vjosa përndryshe prej më shumë se një vit ishte diagnostikuar me kancer në vezore.

Në një shkrim të bërë më parë, ajo u shpreh se ishte diagnostikuar me kancer në mars të vitit 2021 dhe se menjëherë kishte filluar me trajtimet.