zoom

Aktualitet

Humbën jetën tragjikisht në Itali, u jepet sot lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola

Humbën jetën tragjikisht në Itali, u jepet sot lamtumira e fundit 4 anëtarëve të familjes Kola

Zhvillohet ceremonia mortore për katër anëtarët e familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht në Itali.

Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 44 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola, 23 vjeç dhe Xhesika Kola, 16 vjeç, do të përcillen për në banesën e fundit mes dhimbjes së madhe të të afërmve, miqve dhe komunitetit.

Ceremonia për dhënien e lamtumirës do të zhvillohet në orën 13:00, në Gryksh i Madh të Peqinit.

Për të bërë të mundur kthimin e trupave nga Italia në Shqipëri, u hap edhe një faqe “GoFundMe”, ku mblodhën rreth 75 mijë euro.

Katër anëtarët e familjes Kola u gjetën pa shenja jete më 4 shkurt në banesën e tyre në zonën e Porcarit. 

Dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka qenë asfiksia nga monoksidi i karbonit, që mendohet të jetë çliruar nga sistemi i ngrohjes me gaz i instaluar së fundmi.

Autoritetet italiane kryen analizat përkatëse toksikologjike, ndërsa pas përfundimit të procedurave ligjore u i mundur riatdhesimi i trupave.

Shtëpia ku ndodhi ngjarja ishte blerë disa vite më parë nga Arti Kola, i cili punonte si piktor. Djali i familjes ushtronte profesionin e elektricistit, ndërsa vajza ishte ende në moshë shkollore./ Zoom.al

Postime të lidhura