Aplikacion
Procesi ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu do të vijojë me procedurë të zakonshme.
Vendimi u mor nga GJKKO, e cila pranoi kërkesën e Mediut për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.
Ndërkohë, Gjykata nuk u shpreh për listën e dëshmitareve, pas kërkesës së ish-ministrit për të thirrur në proces 90 persona mes tyre zyrtarë shqiptarë e të huaj, për “çështjen Gërdeci”.
“Nuk kam koment. I kemi të shkruara arsyet pse i thërrasim, detajet në gjyq kur të vijnë dhe të flasin. Nuk jam fallxhor të di sa zgjat procedura”, tha avokati i Mediut pas seancës.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës