zoom

Të gjitha

Historia e padëgjuar! Angelina Jolie pagoi një vrasës që ta ekzekutonte

“Kur ishte e vogël, duhet t`i qëndronte larg syve të nënës së saj, e cila nuk e shikonte dot sepse i kujtonte të shoqin, Jon Voight, i cili e kishte lënë për një grua tjetër, dhe vajza i ngjante atij aq shumë”.

Po, jeta e Angelina Jolie, përpara martesës me Brad Pitt dhe fëmijëve, ka qenë plot periudha të errëta. Pa mundur ta gjente vendin e saj, në rini eksperimentoi me drogat, të cilat në mesin e asaj trauma psikologjike, u kthyen në një lloj clirimi për të, thotë biografi i yjeve, Andrew Morton.

Në momentet më të errëta të asaj kohe, Angelina kishte menduar vetëvrasjen. Por për ta realizuar atë, kishte ndjekur një qasje edhe më drastike: kishte pajtuar një vrasës me pagesë. Sic pohon dhe vetë, mendonte se nëse do ta vriste dikush tjetër për familjen, vdekja e saj do të kishte qenë më e lehtë.

“Kur dikush vetëvritet, njerëzit rrotull tij fajësojnë veten sepse mendojnë që mund të kishin bërë diçka për ta parandaluar një gjë të tillë”, është shprehur aktorja. Po atëherë, përse është gjallë sot? Për arsyen se kur iu afrua vrasësit, ai i kërkoi të reflektonte mirë mbi vendimin e saj dhe i dha një muaj kohë që të mendohej. Por në atë muaj gjërat në jetën time nisën të ndryshojnë , dhe mbijetova përsëri, rrëfen ylli hollivudian.