Aplikacion
Është gjithmonë i njëjti justifikim që i shtyn femrat të mbajnë një lidhje jashtëmartesore: Do ndahem nga bashkëshortja dhe do martohemi bashkë! Ky justifikim në shumicën e rasteve zgjat me muaj, vite e ndoshta më shumë. Në vendin tonë zgjat derisa ‘ajo’ bëhet nënë surrogate…
“Ajo tjetra” ka pranuar të jetë edhe A.M, 34-vjecare e cila ka treguar se shprehja “dashuria të verbon” i qëndron më së miri historisë së saj, e denjë që të jetë një film.
A.M është lidhur në moshën 21-vjeçare me një djalë që dukshëm ishte më i madh se ajo por kjo nuk e pengoi që të vazhdonte njohjen. Pasi kaluan muajt dhe lidhja duhej të kalonte në një stad tjetër, ajo zbuloi se në fakt bashkëshorti i saj ishte i martuar.
“Menjëherë pasi më tha se nuk mund të bëjmë lidhjen publike sepse ishte i martuar, u ndava më të”, tregon 34 vjeçarja.
Ai e kërkoi dhe u rikthyen bashkë me premtimin se do ndahej nga bashkëshortja. Kjo nuk ndodhi!
A.M qëndroi në një lidhje jashtëmartesore për disa vite, mjaftueshëm sa të mësohej duke qenë ‘ajo tjetra’ fakt që tashmë të gjithë e dinin dhe ishin mësuar me këtë.
“Me kalimin e viteve u mësova, njerëzit e dinin për mua, mendoj se e dinte çdo njeri përveç gruas së tij. Më plotësonte çdo nevojë dhe kjo për mua ishte mjaftueshëm”, tregon A.M.
Një të diel, ditë që ajo i kujton çdo detaj, mori propozimin që të bëhej mama… e fëmijës së tij.
Bashkëshortja e tij ishte sterile dhe ai donte të bëhej prind. Kështu zgjodhi ti propozonte A.M që të bënin një fëmijë bashkë por me kusht që ajo nuk do të kishte asnjë të drejtë mbi fëmijën dhe pasi të lindte, do të ishte I tiji dhe I bashkëshortes së tij.
“Më erdhi si bombë, nuk doja veten, nuk doja atë e as jetën”, tregon e reja. Unë isha mësuar me idenë se ndoshta nuk do të kisha kurrë fëmijë pikërisht sepse ai ishte I martuar.
Pavarësisht tronditjes, e reja, pas disa ditësh pranoi.
Edhe sot, që kanë kaluar 6 vite, ajo nuk e di pse ka pranuar. Di vetëm se viti 2016 ka qenë thjeshtë ndryshe…
“Pasi mbeta shtatzënë, ndoshta edhe sepse e kisha bindur vetën se po bëja një fëmijë që nuk do ishte i imi, nuk kisha asnjë ndjesi. Në asnjë moment nuk mendova ti blej rroba apo të blej një lodër për fëmijë. Nuk mendova për emër e as nuk kisha ndjesinë të ndjej shkelmat e tij në bark. Isha pa ndjenja’, tregon e reja, me po aq ftohtësi sa ka përjetuar edhe periudhën më të bukur për një femër.
Askush nuk e zbuloi shtatzëninë e saj pasi pas muajit të 4 u shpërngul në shtëpinë e partnerit në fshat dhe njerëzit e saj e dinin se është në Itali.
Lindi fëmijën, më datë 4 Mars dhe me 7 Mars ia “dorëzoi” babait të fëmijës, njësoj siç bën një nënë surrogate.
Më pas qëndroi edhe një muaj në fshat derisa mori veten dhe u kthye në Durrës, ku vazhdoi jetën e saj si para 9 muajsh.
Për të, ishte sikur të kishte qenë me pushime disa muaj dhe tashmë i ishte kthyer jetës.
“Kisha momente që kisha dhimbje të ndryshme dhe vetëm aty më kujtohej se kisha lindur dhe mund të ishin për këtë shkak. Kisha blerë një makineri për qumështin e gjirit dhe ky ishte një problem më pak”.
Sot vazhdon të ketë të njëjtën mungesë ndjesie.
“Nuk di ta shpjegoj. Di vetëm se jam ndjerë dhe ndjehem gjithmonë një nënë surrogate. Asgjë më shumë, edhe pse fëmija kishte gjakun tim”, thotë e reja.
Lidhja e saj jashtëmartesore vazhdon. Ajo nuk pyet kurrë për fëmijën. E cilëson veten një nënë surrogate. I vetmi ndryshim është se ndërsa të tjerat paguhen me para, ajo paguhet me dashuri dhe përkujdesje…/Gazetasi.al
Eurostat ngre alarmin: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit