Aplikacion
Përvec aftësive si këngëtar,Harry Style do ta shohim edhe të aktrojë në filmin “My Policeman”.Drama romantike bazohet në romanin me po të njëjtin titull nga shkrimtarja Bethan Roberts . Styles do të portretizojë Tomin , një polic homoseksual i martuar dhe i mbyllur në vitet 1950, i luajtur nga ylli 28-vjeçar i popit.Tom gjendet në një trekëndësh dashurie me gruan e tij, Marion dhe Patrick.
Skenar shtrihet midis dy periudhave kohore: mjedisi i viteve 1950 ku Tom takohet me bashkëshorten e tij dhe 40 vjet më vonë, kur martesa e tij kërcënon të shpërbëhet pasi bashkëshortja e tij pranon të strehojë Patrick si pasojë e goditjes në tru me të cilin fillon një lidhje dashurie që është e ndaluar.
My Policeman do të dalë në kinema më 21 tetor dhe do të jetë gjithashtu në dispozicion në shërbimin e transmetimit të Amazon Prime një muaj më vonë, më 21 nëntor./L.K
/Zoom.al