Aplikacion
Lamia është zgjuar sot nga një ngjarje tragjike. Mediat greke bëjnë me dije se një 29-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në qendër të qytetit, ndërsa dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarë.
Mësohet se ishte aroma e rëndë që vinte nga banesa e saj, ajo që ka bërë që fqinjët të shqetësohen dhe të njoftojnë policinë. Pas futjes me forcë të policisë në banesë, ajo është gjetur e varur me një litar të improvizuar.
Sipas dyshimeve, mendohet se e ndjera i ka dhënë fund jetës një javë më parë, por nuk dihen shkaqet, ndërsa autoritetet kanë nisur tashmë hetimet./ Zoom.al