Aplikacion
Dhoma e Apelit e Gjykatës së Lartë të Katalonjës ka shpallur të pafajshëm për perdhunim, ish-lojtarin brazilian, i cili u dënua me katër vjet e gjysmë burg nga Audiencia de Barcelona.
Apeli konkludoi se dëshmia e të resë që akuzoi ish-futbollistin e Barcelonës në dhjetor 2022 nuk mjafton për të mbështetur dënimin e të akuzuarit dhe se në këtë rast mbizotëron e drejta e prezumimit të pafajësisë.
Gjyqtarët theksojnë se fakti që hipoteza e prokurorisë nuk pranohet si e provuar nuk do të thotë se “hipoteza e vërtetë është ajo që mban mbrojtja e të akuzuarit”.
Gjykata e Barcelonës e konsideroi të provuar, bazuar në deklaratën e viktimës, se ish-mbrojtësi kishte marrëdhënie seksuale të plota dhe jo konsensuale me një të re në një banjë të një klubi nate, por tregoi se kishte një “mospërputhje” me deklaratat e akuzuesws dhe pamjet e kapura nga kamerat. Pavarësisht kësaj, organi konsideroi se kjo mungesë konsistence nuk ndikoi apo zhvlerësonte sjelljen e Alves dhe as nuk e vuri në dyshim besueshmërinë e gruas.
Por tani, Gjykata e Lartë Katalanase arrin në përfundimin se dëshmia e viktimës nuk mjafton për të kundërshtuar prezumimin e pafajësisë së ish-futbollistit brazilian. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Maria Àngels Vivas, Roser Bach dhe Maria Jesus Manzano dhe gjyqtari Manuel Alvarez, nuk ndan “bindjen e gjykatës së shkallës së parë të shprehur në rezolutën e saj, ekspozimi i së cilës përmban në të gjithë arsyetimin një sërë boshllëqesh, pasaktësish, mospërputhjesh dhe kontradiktash për vlerësimin ligjor dhe faktet e tij”.
EMRI/ Kapet në Angli i dënuari me 24 vite burg për vrasje, pritet ekstradimi në Shqipëri