zoom

Lajme

Dani Alves në rrugë pas lirimit, e quajnë “Përdhunues”. Braziliani: Ndeshja ime luhet në Gjykatë

Dani Alves u shfaq rrugëve të Barcelonës për herë të parë që pas lirimit nga qelia, ku përfundoi në fillim të vitit 2023.

Mediat raportuan se teksa ecte, pati edhe qytetarë që iu adresuan me fjalët “Përdhunues!”, por lojtari brazilian që militoi shumë vite te Barcelona, e mori me qetësi dhe vijoi rrugën në prani të avokates.

Pak pas kësaj ai theu edhe heshtjen, teksa flet për herë të parë pasi bleu lirinë e tij. Ish-futbollisti i famshëm brazilian rrëfen jetën e tij pasi doli nga burgu, ku u akuzua dhe u gjykua për përdhunim, me 4,5 vite izolim, i konvertuar me kusht dhe 1 mln euro gjobë:

“Çdo të premte shkoj në gjyq, kaq mjafton. Fundja, as unë nuk kam se çfarë të bëj më shumë. Ndeshja që duhet të luaj është ajo në gjykatë, as që e ia kam idenë se sa do të zgjasë. Si do të shkojë, unë do të mbijetoj. Do të përshtatem, nuk kam rrugë tjetër, fundja janë njerëzit ata që e bëjnë vendin, nuk është vendi që i bën njerëzit”, u shpreh Dani Alves në një intervistë të shkurtër për “El Periodico”. /ZOOM.AL/