zoom

Sport

Gruaja e Dani Alves dëshmon në Gjykatë: Erdhi i dehur dhe vinte erë…

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alves dhe tre miqtë e futbollistit, miratuan në deponimin e tyre në gjyq se ai ishte i dehur natën e 30 dhjetorit 2022, ku një e re 23-vjeçare e akuzon se e ka përdhunuar.

Joana Sanz, e martuar me brazilianin që nga viti 2017, deklaroi gjithashtu se “ligjërisht” nuk është divorcuar nga bashkëshorti.

Modelja ka shpjeguar se më 30 dhjetor futbollisti e kaloi ditën me miqtë në një restorant dhe se ajo besonte se do të kthehej për darkë, por ai u kthye vetëm në orën 4 të mëngjesit, “shumë i dehur dhe me erë alkool”.

Kur ai hyri në dhomën e gjumit, goditi komodinën dhe ra mbi shtrat, kështu që Joana nuk ishte në gjendje të fliste me të.

Joana Sanz vizitoi disa herë bashkëshortin e saj në burg, por më pas doli publikisht duke pohuar se i ka dhënë fund lidhjes, pavarësisht se ligjërisht ende nuk është bërë divorci. Për futbollistin 40-vjeçar prokurori publik ka kërkuar 9 vite burg si dhe 150 mijë euro për dëmshpërblim për viktimën. /ZOOM.AL/