Aplikacion
Të premten mbrëma nisi transmetimin emisioni i shumëpritur, “Kepi i Tundimeve”. Më herët, autorja Olsa Muhameti ka zbuluar se do të kishte 10 episode dhe nuk do të kishte prezantues.
E teksa episodi i parë u transmetua dhe u njohën me konkurrentët, publiku është kurioz të dijë vijimin. Gjithashtu kanë edhe pyetje.
Ka qenë vetë Olsa, ajo që ka vendosur që përmes një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, t’u kthente përgjigje për gjërat që ata ishin kurioz.
Por mes pyetjeve kishte edhe një koment që autores së njohur nuk i pëlqeu dhe zgjodhi që t’i jepte një përgjigje.
“Gjithë k*rvat nuk e di se kush do e shofi këtë program”, i ka shkruar ndjekësi, të cilit Olsa i është përgjigjur:
“Pse moj zemër flet kështu? Ku e konstatove ti, se janë veshur me rroba banjo apo se flirtuan me disa djem! Dhe vajza stop etiketuat njëra-tjetrën me epitete kaq të shëmtuara, STOP!”.
Autorja e programit gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me orarin apo edhe në lidhje me vazhdimësinë e episodit të dytë dhe prezantuesit.
