Aplikacion
Pas ngjarjes tragjike, artisti zgjodhi të qëndrojë i tërhequr nga rrjetet sociale dhe aktiviteti muzikor, duke mos bërë asnjë reagim publik për një periudhë të gjatë. Së fundmi, përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjesti ka falënderuar ndjekësit për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar gjatë kësaj kohe të vështirë, duke theksuar se prioritet i tij ka qenë familja dhe kujdesi për veten.
“Për mua ka qenë e rëndësishme që në këtë kohë të qëndroja larg rrjeteve sociale, të merresha më shumë me veten dhe familjen time. Sidoqoftë, ju kam pasur në mendje dhe në zemër, ashtu siç më keni pasur edhe ju mua”, shprehet ai, duke përfituar nga rasti për t’u uruar të gjithëve Vitin e Ri, shëndet, lumturi dhe mbarësi familjare.
Gjithashtu, këngëtari ka bërë të ditur se në janar të vitit 2026 do t’i rikthehet muzikës dhe skenës, duke shënuar kështu rikthimin e tij pranë fansave pas një periudhe mungese. “Në vitin 2026, në janar, kthehem në muzikë aty ku e kam vendin”, thekson ai, duke falënderuar sërish publikun për mbështetjen e vazhdueshme.








