Aplikacion
Pas lajmit të rëndë për vdekjen e vëllait të tij në një aksident rrugor, Gjesti ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Mediat në Kosovë kanë publikuar një video të shkurtër të momenteve të para kur Gjesti afrohet pranë vendit të ngjarjes dhe kupton që vëllai i tij, Eldion Kelmendi, kishte humbur jetën.
Gjesti shpërthen në të qara, ndërsa dy persona të tjerë që e shoqërojnë e mbajnë për t’i dhënë kurajo.
Vëllai i tij udhëtonte së bashku me një shok me motoçikletë kur u përplas me një makinë në Pejë. Eldion Kelmendi mbeti i vdekur në vend, ndërsa shoku i tij ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital./ Zoom.al