Aplikacion
Ish-fituesi i Big Brother VIP, Gjesti, humbi vëllanë e tij në një aksident rrugor pasditen e kësaj të premteje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Qungur të Pejës, ku një makinë u përplas me një motoçikletë.
Viktimë e aksidentit mbeti Eldion Kelmendi, vëllai i Besart Kelmendit (Gjesti), ndërsa një person tjetër u plagos rëndë. Ai ndodhet në sallë, duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, në gjendje kritike për jetën.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK”, tha zëdhënësi i policisë./ Zoom.al