Aplikacion
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ish-banorët e Big Brother VIP kanë ngushëlluar reperin.
Rozana Radi, Tiri Gjoci, Krisa Caushi, Amber, Loredana Mbrati dhe emra të tjerë kanë reaguar në rrjetet sociale dhe shprehen të tronditur nga ky lajm, duke shprehur ngushëllime për familjen e Gjestit.
Edhe moderatori Ledion Liço reagoi, duke ngushëlluar fituesin e Big Brother VIP 4, me të cilin ndau spektaklin televiziv pak muaj më parë.
“I trishtuar nga ky lajm. I kobshëm për një familje të bukur që pak muaj më parë gëzonte. Bëhuni të fortë, atë do donte edhe engjëlli juaj”, shkruan Ledion Liço.







