zoom

Lajme

Pas vdekjes së të vëllait në aksidentin tragjik, momente gëzimi në familjen e Gjestit

Pas vdekjes së të vëllait në aksidentin tragjik, momente gëzimi në familjen e Gjestit

Motra e Gjestit, Blerina, i ka dhënë fund beqarisë, duke u fejuar dhe duke hapur një kapitull të ri në jetën e saj personale.

Prej kohësh ajo kishte zgjedhur të qëndronte larg vëmendjes publike, duke u tërhequr nga rrjetet sociale për të gjetur më shumë qetësi. Megjithatë, kontaktin me ndjekësit e ka ruajtur përmes Snapchat, ku së fundmi ka ndarë momente nga përditshmëria e saj.

Lajmi për fejesën u konfirmua pasi fansat e Gjesti i dërguan një buqetë me lule dhe një letër urimi, ndërsa vetë Blerina e ndau këtë moment me publikun, duke zbuluar kështu ndryshimin në statusin e saj. Edhe pse tashmë shfaq unazën, ajo vijon të mbajë partnerin larg vëmendjes.

Ky moment i rëndësishëm në jetën e saj vjen pas një periudhe të vështirë për familjen, e cila pak kohë më parë u përball me humbjen tragjike të vëllait të vogël në një aksident rrugor, një ngjarje që preku thellë edhe fansat e artistit.

Ndërkohë, Gjesti duket se po përgatitet për një rikthim në muzikë. Një postim enigmatik nga studioja, ku ai shfaqet i etiketuar me DJ Gimbo dhe label-in “Three60”, ka shtuar dyshimet për një projekt të ri.

Postime të lidhura