Aplikacion
Në fazën e 1/16, Franca mundi 3-1 Poloninë dhe kaloi në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e çiftit Angli-Senegal.
Në stadiumin Thumama në Doha, Giroud u kujdes për të zhbllokuar ndeshjen në fund të pjesës së parë duke shfrytëzuar në mënyrë perfekte një asist për të tundur rrjetën.
Më pas në pjesën e dytë fenomeni PSG-së, Kylian Mbappé mbylli llogaritë duke shënuar dy gola të shkëlqyer.
Në fund Lewandowski ngushtoi diferencën nga pika e bardhë e penalltisë, por goli i tij vlen thjeshtë për statistikë. /zoom.al/
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës