Aplikacion
Ajo asnjëherë nuk ka pasur turp të tregojë format e saj elegante. Është fjala për Hailey Bieber, e cila u shfaq së fundmi në publik me një fustan të zi krejtësisht të tejdukshëm.
Modelja e famshme po shkonte në shtëpi pas festës së mbushur me yje “Tiffany & Co” në Sunset Towers në West Hollywood, të mërkurën.

Fustani i tejdukshëm i tregonte 25-vjeçares të brendshmet e zeza. Ndërkohë veshjen kaq seksi e kishte kombinuar me një palë sandale po të zeza.
Flokët e gjatë i kishte lënë të lëshuara si dhe kishte bërë një make-up të lehtë. Nga ana tjetër, bashkëshortja e Justin Bieber kishte vendosur edhe bizhuteri të shumta.

