Aplikacion
Kosova sot është tronditur sërish nga një krim i rëndë në familje. Një burrë nga Peja ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri. Dyshohet se vrasjen e ka kryer në banesën e tyre, rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Sipas raportimeve nga “Insadjeri”, mësohet se identiteti i të dyshuarit është Edmond Lajqi.

Ai tashme është arrestuar. mediat publikuan edhe fotot e gruas së vrarë dhe bashkëshortit të dyshuar për vrasjen e saj. Gruaja që mbeti e vrarë është Gjyljeta Ukella.

I dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë ndodhet prapa hekurave. Policia e Kosovës ka arritur që shumë shpejt pasi ka ndodhur krimi ka arritur të kap autorin.
Zëdhënësi i policisë tha se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 08:05 minuta, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Vlen të ceket se i dyshuari për rastin është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje në stacionin policor në Pejë”, thuhet në njoftimin zyrtar. /ZOOM.AL/
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës