Aplikacion
Vrasja e dy grave në pak ditë nga ish-burrat e tyre ka tronditur Kosovën. Për këtë shkak nuk ka pasur vetëm reagime institucionale, por edhe shpallje të një dite zie, asaj të sotmes.
Në shenjë nderimi për dy gratë që u vranë brenda pak ditësh nga bashkëshortët e tyre, qeveria e Kosovës, mori këtë vendim, edhe pas indinjatës qytetare. Presidentja Vjosa Osmani njoftoi dje për vendimin, ku flamuri i Kosovës do të jetë në gjysmështizë.
Në postimin në Facebook, Osmani ka thënë se shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës

