zoom

Aktualitet

Drejtoresha e Qendrës Sociale tregon si u vra 21-vjeçarja: U përballën kur i shoqi solli djalin

Drejtoresha e Qendrës Sociale tregon si u vra 21-vjeçarja: U përballën kur i shoqi solli djalin

Drejtoresha e Qendrës Sociale ku u vra 21-vjeçarja, Erona Cokli, ka rrëfyer se si ndodhi krimi brenda institucionit shtetëror në Ferizaj.

Drejtuesja e institucionit, Adelina Rexhepi u shpreh se i shoqi, Valon Aliu, kishte shkuar në qendrën sociale për të marrë djalin rreth orës 13:00. Kur është kthyer në institucion për të sjellë fëmijën është përballur jashtë qendës me bashkëshorten, e cila shoqërohej nga i vëllai i mitur.

Të dy janë futur së bashku në qendër dhe aty ka nisur konflikti me tyre që përfundoi në tragjedi. Erona Cikoli humbi jetën, ndërsa i vëllai mbeti i plagosur.

“Realisht nuk kanë pasur konflikte, ka ardh bashkëshorti për ta marr fëmijën e tij nga ora 13:00, ka diskutuar me ata të qendrës për punë sociale, e ka marr djalin dhe ka dalë jashtë, është kthy prapë dhe është takuar jashtë institucionit me bashkëshorten e tij dhe të dy bashke janë ardh prapë në qendër dhe nga aty ka filluar konflikti. Kanë qenë partnerë pa kurorë dhe kanë bërë kërkesë për divorc”, tha Rexhepi për Sinjalin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Qendrën Sociale. 36-vjeçari u largua nga vendngjarja por u arrestua rreth 30 minuta pas krimit të  rëndë.

Postime të lidhura