Aplikacion
Personi që shihni në foton e mëposhtme është 14-vjeçari Erald Xhejo që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij një ditë më parë në Maliq.

Ai u godit me mjetin prerës në zemër dhe humbi jetën vetëm pak minuta pas ngjarjes, kur u dërgua në spital.
14-vjeçari dhe bashkëmoshatari i tij kishim debate gjatë javëve të fundit. Takimi i djeshëm mes tyre në një lokal ishte rastësor. Ata ishin të shoqëruar edhe nga shokët e tyre.
Sherri ka nisur për motive banale të tipit “pse më shikon dhe më shan”.
Për ngjarjen, policia arrestoi 8 persona, autorin, shokët e tij dhe babanë dhe xhaxhanë e tij që akuzohen se kanë tentuar të pengojnë zbulimin e të vërtetës./ Zoom.al