zoom

Aktualitet

Krim i rëndë në Maliq/ Vritet me thikë 14-vjeçari

Krim i rëndë në Maliq/ Vritet me thikë 14-vjeçari

Një 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pasditen e kësaj të enjteje në Maliq.

Dy të rinjtë, njëri nga fshati Zvirinë e tjetri nga fshati Leminot i bashkisë Maliq janë konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Pirg.

Gjatë konfliktit është përdorur thikë dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në trup 14-vjeçari me inicialet E. Xh.. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por humbi jetën, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore.

14-vjeçari tjetër, që dyshohet se është autori i vrasjes, është plagosur po ashtu dhe është shoqëruar në spital, nën shoqërinë e policisë.

Vijojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë./ Zoom.al

Postime të lidhura