Aplikacion
Një 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pasditen e kësaj të enjteje në Maliq. Dy të rinjtë, njëri nga fshati Zvirinë e tjetri nga fshati Leminot i bashkisë Maliq u konfliktuan me njëri-tjetrin në fshatin Pirg.
Jashtë kamerave, shokët e dy të rinjve tregojnë se midis dy 14-vjeçarëve ka patur një konflikt të mëparshëm verbal.
Sipas fotove të siguruara, shihet se autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit pozonte me një armë gjahu çifte dhe sipër fotos vendoste mbishkrime duke u shprehur se “Unë do shfaqem kur nuk ta pret mendja”.
Të njëjtat burime jashtë kamerave tregojnë se autori i dyshuar ka shkaktuar herë pas here probleme me bashkëmoshatarët.
Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nuk ka patur një “planifikim” për t’u takuar, por të dy adoleshentët janë gjetur në të njëjtin lokal rastësisht.
Në një moment të caktuar, njeri prej tyre kërkon të sqarohet, ndërsa autori i dyshuar pretendohet se ka nxjerrë një mjet prerës nga xhepi dhe e ka goditur bashkëmoshatarin e tij. Policia ende nuk ka gjetur mjetin prerës të dyshuar thikë./ Zoom.al