zoom

Aktualitet

Fqinjët të tronditur për vrasjen e 14-vjeçarit: Djalë kapedan, jemi pa fjalë

Fqinjët të tronditur për vrasjen e 14-vjeçarit: Djalë kapedan, jemi pa fjalë

Fqinjët e 14-vjeçarit Erald Xhejo, që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, shprehen të tronditur nga ngjarja.

Një prej tyre tha se viktima ishte një djalë i mirë dhe i respektuar dhe se familja e tij kishte dy djem.

“E njoh familjen, djali më i shkëlqyer. Kalonte në rrugë dhe të respektonte. Ku di unë si ndodhi, të lë pa fjalë fare. Familja dy çuna kishte. Autori është nga Laminoti”, tregoi fqinji.

Një tjetër e përshkroi Erald Xhejon si një djalë të mirë dhe të sjellshëm.

“Djalë kapedan, çfarë të them, nuk kam fjalë, shumë na ka tronditur, ka moshën e nipit tim”, tha një fqinj tjetër.

Ngjarja ndodhi në fshatin Pirg të Maliqit, pas një takimi të rastësishëm mes dy të miturve që kishin pasur konflikt një vit më parë./ Zoom.al

Postime të lidhura