Aplikacion
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg, duke hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen tragjike.
Sipas dosjes hetimore, disa ditë para vrasjes, autori, Enedio Guri ka shkuar me makinë në fshatin Zvirinë dhe ka xhiruar gomat para lokalit të xhaxhait të viktimës dhe më pas është larguar.
Në ditën e ngjarjes, Erald Xhejo dhe një shok kanë shkuar në Pirg për t’u qethur pranë lokalit ku ndodhi krimi. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer për t’u sqaruar.
Autori ka ndaluar, ka dalë nga makina dhe ka nisur një debat me 14-vjeçarin. Në një moment, ai ka nxjerrë thikën, duke goditur viktimën.
14-vjeçari Erald Xhejo u përpoq të mbrohej duke marrë një karrige nga oborri i lokalit dhe duke e vendosur përpara trupit. Por gjatë lëvizjeve për të tërhequr karrigen, është penguar, dhe autori e ka goditur me thikë, duke shkaktuar plagë të rënda.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit./ Zoom.al