zoom

Të gjitha

Një projekt në mbështetje të grave / Rita Ora ka një mesazh shumë të fuqishëm për femrat

Një projekt në mbështetje të grave / Rita Ora ka një mesazh shumë të fuqishëm për femrat

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka prezantuar së fundmi videoklipin e projektit të ri muzikor të quajtur  “Finish Line”.

Kënga, që vjen me një mesazh të fuqishëm, është shkruar nga këngëtarja dhe fituesja e një sërë çmimeve, Diane Warren. “Finish Line” është pjesë e një feste të përgjithshme të grave dhe është kënga kryesore për një serial dokumentar të ardhshëm, “37 Words”, që do të transmetohet në ESPN këtë muaj.

https://twitter.com/i/status/1534568381566922753

Është po ashtu një himn për fuqizimin e grave që do të mbështesë “37 Words”, një dokumentar me katër pjesë nga producentët e filmave dokumentarë; Dawn Porter dhe Nicole Newnham, në kuadër të iniciativës Fifty/50 të kompanisë Walt Disney të udhëhequr nga ESPN.

Nisma Fifty/50 përkujton 50-vjetorin e ‘Title IX’ – ligjin federal për të drejtat civile që ndalon diskriminimin e bazuar në gjini në çdo institucion arsimor dhe u jep grave mundësinë e barabartë./l.k

/Zoom.al