Aplikacion
Mbrëmjen e sotme, në Torino të Italisë po mbahet nata finale e Eurovision 2022.
Artistët e 25 shteteve performuan në skenë, teksa më tej vijoi votimi i shteteve pjesëmarrëse.
Juria shqiptare dhe publiku i dhanë Italisë 12 pikët maksimale, pikë të bëra me dije nga moderatori Andri Xhahu i RTSH-së.
Bëhet fjalë për këngën “Brividi” të Mahmood & Blanco.
Më tej votuam Britaninë me 10 pikë, Suedinë me 8 pikë, Ukraina 7, Holanda 6, Spanja 5, Armenia 4. Azerbaixhani 3, Belgjika 2 dhe Portugalia 1.

