zoom

Të gjitha

Fifi ka një kërkesë publike për kryeministrin Rama

Fifi ka një kërkesë publike për kryeministrin Rama

Këngëtarja Fifi ka një kërkesë publike për kryeministrin Edi Rama, por edhe për zyratrët e tjerë të qeverisë.

Përmes një postimi në ‘Insta Story’, Fifi i është drejtuar Ramës, presidentit Bajram Begaj, ministres së Kulturës Elva Margariti e kryebashkiakut Erion Veliaj, ku i kërkon të pajiset me një pasaportë shqiptare.

Fifi shkruan se prej 7 vitesh është zhvendosur në Shqipëri dhe tashmë po e zhvillon karrierën këtu dhe për këtë arsye kërkon nënshtetësi shqiptare.

Nuk dihet përse këngëtarja e ka bërë këtë kërkesë publike, apo nëse këngëtarja ka bërë kërkesë për nënshtetësi.