Aplikacion
Fama e Big Brother VIP Albania duket se i ka kaluar kufinjtë shqiptarë. Krahas mesazheve që kanë marrë nga fansat e huaj (kryesisht Donaldi), duket se edhe personazhet VIP, kanë dëgjuar për BBV.
Së fundmi, është mësuar se Belen Roudriguez ka kontaktuar Beniadën, me të cilën ka miqësi, pas daljes nga shtëpia e famshme.

Kjo është zbuluar vetë Elona Duro, e cila ka treguar se Belen i ka shkruar dhe e ka uruar për eksperiencën e saj në këtë format. “Belen i kishte shkruar Beniadës dhe i kishte thënë “Urime””, tregon Elona.
Kujtojmë se Beniada, e cila ishte një ndër konkurrentet më të dashura të “Big Brother VIP”, gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, ka treguar se ka një raport të mirë me Belen Rodriguez, me të cilën ka bashkëpunuar disa herë.

Belen njihet si një nga simbolet e bukurisë italiane, showgirl dhe modele italo-argjentinase.