Aplikacion
Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperi Elinel kanë sjellë për publikun bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Faj” titullohet kënga e tyre e re, e cila është një baladë e lehtë e zhanrit R&B. Muzika është punuar nga producenti Cricket, ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur vet reperi Elinel. Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë, në të cilin dy artistët vijnë me një performancë interesante.
Ana vizuale i është besuar produksionit Smart Motion Films. Si Dafina, ashtu edhe Elinel vazhdojnë të jenë dy emra mjaft eminentë në skenën e muzikës hip-hop dhe R&B. Ata janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë, pasi Elinel është autor i një numri të madh tekstesh të këngëtares./L.K
/Zoom.al


