zoom

Slider

Eurovision, sot performon Shqipëria me këngën “Nan” të Alis

Eurovision, sot performon Shqipëria me këngën “Nan” të Alis

Këngëtari Alis Kallaçi, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest, do të ngjitet sonte në skenën e festivalit me këngën “Nan”.

Performanca e artistit shqiptar pritet të sjellë emocione të forta, një interpretim vokal të veçantë dhe një atmosferë artistike mjaft prekëse.

Ndërkohë, mbrëmjen e së martës u zhvillua gjysmëfinalja e parë e kompeticionit, ku pas votimit të jurisë dhe publikut u zgjodhën 10 shtetet që siguruan kualifikimin për në finalen e madhe.

Vendet që kaluan në finale janë:

  • Greqia
  • Finlanda
  • Belgjika
  • Suedia
  • Moldavia
  • Serbia
  • Kroacia
  • Polonia
  • Lituania
  • Izraeli

Kualifikimi i Izraelit ka ardhur mes polemikave të vazhdueshme lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë edicion të festivalit.

Në finalen e Eurovizionit kanë kaluar automatikisht edhe Austria si vend organizator, si dhe “Big Five”: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Postime të lidhura