zoom

Sport

EURO 2024 në Gjermani, Asllani kërkon Italinë në grup: Do ishte bukur…!

EURO 2024 në Gjermani, Asllani kërkon Italinë në grup: Do ishte bukur…!

Jo vetëm mediat shqiptare, në Air Albania, ishin të pranishëm edhe mediat italiane, kjo pasi pjesa më e madhe e lojtarëve kuqezi luajnë në Serie A, një prej tyre është edhe Kristjan Asllani i cili në një intervistë për Sportmediaset foli për kualifikimin e Shqipërisë në Euro2024, sigurisht edhe për aventurën e tij tek Inter:

“Jam i shumë i lumtur për shokët e mi, me të cilët luajë, jam i lumtur edhe për të gjithë italianët që u kualifikuan, e meritojnë. Do të ishte bukur të takoheshim në Evropian”, u shpreh fillimisht Asllani, duke folur më pas për sfidën kundër Juventuesit në fundjave:

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, ata janë të fortë, do të shkojmë atje për të bërë ndeshjen tonë, për të bërë më të mirën. Mund të thuhet se është një ndeshje për titull, por të shohim, janë shumë skuadra në garë”, theksoi Asllani duke bërë në fund dhe një koment për rrugëtimin e tij këtë sezon tek Inter:

“Jam mirë tek inter, ndihem mirë me drejtuesit, me trajnerin. Diskutova me trajnerin dhe vendosëm që të mos grumbullohesha për sfidën me Frosinonen, pasi rrezikoja një tërheqje, por tani jam mirë”, theksoi Asllani për “Sportmediaset”.