zoom

Të gjitha

Amarda Toska merr urimin më të bukur për ditëlindje

“Qofsh e lumtur gjithmonë dashuria ime” janë këto fjalët dedikuar Amarda Toskës në ditën e lindjes së saj.

Në këtë ditë të shënuar për të, Ermali e ka suprizuar në mënyrën më të bukur. Gjatë një nga trajnimeve që Ermali realizon, ku salla ishte e mbushur plot, ai ka zgjedhur ta urojë bashkëshorten publikisht duke e surprizuar me një tufë të madhe me trëndafila.

Nëpërmjet instagramit Ami ka ndarë disa foto ku përkrah tyre shkruan: “Çdo gjë që bën për mua është më shumë se normalja.. Si këto pemë me trëndafila sot”.

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një nga çiftet më të pëlqyer të shoëbizit shqiptar. Ata prej vitesh jetojnë një histori të bukur dashurie dhe shpesh zgjedhin të ndajnë edhe me fansat e tyre momente të bukura./L.K

/Zoom.al