zoom

Aktualitet

Erion Veliaj kundërshton arrestin, Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës

Erion Veliaj kundërshton arrestin, Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë këtë të mërkurë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar ndaj tij nga GJKKO në shkurt të vitit 2025.

Masa ndaj Veliajt është konfirmuar më pas edhe nga Apeli i GJKKO-së, si dhe nga Gjykata e Lartë, ndërsa tashmë çështja ka kaluar për shqyrtim në Kushtetuese.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur, pa praninë e palëve në sallë.

Në ankimin e tij, Veliaj pretendon se masa e sigurisë është joproporcionale, duke argumentuar se ai është jo vetëm qytetar, por edhe një funksionar i zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.

Sipas kërkesës së depozituar në Gjykatën Kushtetuese, ai pretendon se nuk janë vlerësuar siç duhet kriteret për vendosjen e masës së sigurimit. Veliaj argumenton gjithashtu se Kodi i Procedurës Penale parashikon që, pas kalimit të një periudhe kohore, personat ndaj të cilëve zhvillohet proces penal duhet të gjykohen në liri kundrejt një garancie pasurore.

Postime të lidhura