zoom

Aktualitet

Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin

Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin

Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të enjte të mos pranojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Veliaj kishte depozituar rekursin më 6 maj, vetëm pak ditë pasi Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndryshuan pjesërisht praktikën gjyqësore lidhur me masat e sigurisë për arrestet.

Vendimi i sotëm vjen gjithashtu pas shqyrtimit që Gjykata Kushtetuese i bëri çështjes së tij disa ditë më parë. Kushtetuesja pranoi pjesërisht ankimimin e Veliajt dhe kërkoi që çështja të rikthehej për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, me argumentin se nuk ishin trajtuar në mënyrë të plotë disa pretendime të paraqitura nga ai.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim prej datës 10 shkurt 2025, ku po përballet me akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre, si edhe futje të sendeve të ndaluara në ambientet e burgut./ Zoom.al

Postime të lidhura