Aplikacion
Enkileda Carja, 15-vjeçarja nga Elbasani, garoi sot në Kampionatin Europian të Peshëngritjes U15-U17 në kategorinë 59 kg dhe arriti të fitojë vendin e parë me një diference prej 21 kg nga vendi i dytë.
Sportistja bëri paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Europian U-15 që po mbahet në Kishinau të Moldavisë.

Ajo i ka dhuruar Shqipërisë 3 medalje të arta, të cilat kanë ardhur me 5 rekorde europe për këtë grupmoshë.
Peshëngritësja shqiptare u fut në garë si favorite kryesore për tu shpallur kampione.
Provën e parë fiksoi rekord europian në shkëputje me 81 kg, ndersa në provën e dytë kaloi me sukses 84 kg, duke e përmirësuar sërish rekordin.

Në stilit e shtytjes, Enkileda Carja në provën e parë shënoi rekordin e tretë europian duke ngritur 97 kg, për të përmirësuar atë në provën e dytë, duke realizuar me sukses 100 kg për të siguruar edhe medaljen e dytë të artë.
Me 184 kg, 15-vjeçarja nga Elbasani bëri të sajën edhe medaljen e tretë të artë me një tjetër rekord europian në dygarësh, për të mbyllur një konkurrim fenomenal si kampione e trefishtë me 5 rekorde europiane për moshat U-15.
