Aplikacion
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në zonën e Grudës së Re në Shkodër, ku një burrë 49 vjeç humbi jetën, pasi ra nga çatia e banesës së tij.
Sipas informacioneve paraprake, ai ishte duke kryer punime kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga lartësia.
49-vjeçari është identifikuar si Kujtim Gjonpalaj.
Familjarët e transportuan menjëherë drejt Spitalit Rajonal Shkodër, por ai humbi jetën për shkak të plagëve të marra./ Zoom.al
Labi premtoi 150 euro për Roelin nga çdo event, shpërthen Rezart Veleshnja: Shpati nuk lypi kurrë

