Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një i moshuar është gjetur i vdekur në një përrua në fshatin Dhivër.
Viktima është identifikuar si S.G., 91 vjeç, banor i zonës.
Sipas njoftimit të Policisë së Sarandës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.
Paraprakisht mendohet se i moshuari ka rrëshkitur dhe ka rënë në përrua, ku për pasojë humbi jetën.
“Në fshatin Dhivër, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.G., 91 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në përrua dhe është mbytur,” njoftoi policia./ Zoom.al



