zoom

Aktualitet

Aksident me vdekje në Lezhë

Aksident me vdekje në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Rrilës, në Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:30, në kryqëzimin e Rrilës, ku një automjet ka përplasur një person dhe më pas është larguar pa i dhënë ndihmë këmbësorit.

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësorika humbur jetën në vend, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin. Bëhet fjalë për shtetasin I.M., 46 vjeç, i cili ka qenë në drejtimin e automjetit në momentin e aksidentit fatal./ Zoom.al

Postime të lidhura