Aplikacion
Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë, në Pogradec.
Një këmbësore u përplas nga një makinë, duke marrë plagë të shumta në trup.
E reja ka pësuar dëmtime në kokë, si edhe në pjesë të tjera të trupit, ndërsa po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje për aksidentin./ Zoom.al


