Aplikacion
Një aksident rrugor ku u përfshinë tre automjete u regjistrua pasditen e së mërkurës në zonën e Ishull-Lezhës, pranë hyrjes së qytetit.
Si pasojë e përplasjes, disa persona mbetën të lënduar dhe u transportuan me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore po ndiqet nga bluzat e bardha.
Ngjarja shkaktoi vështirësi në qarkullim, duke krijuar radhë automjetesh në këtë segment të aksit Lezhë–Milot. Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të nisur verifikimet mbi rrethanat e aksidentit.
Sipas informacionit paraprak të uniformave blu, përplasja ndodhi rreth orës 14:30 dhe në të u përfshinë një automjet tip veturë dhe një furgon, si edhe një mjet tjetër. Dy prej drejtuesve kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.