Aplikacion
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Babicës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, një vajzë ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Raportohet se vajza ka pësuar fraktura në kokë, ndërsa i lënduar ka mbetur edhe një burrë.
Nga përplasja makinat janë shkatërruar, ndërsa një prej mjeteve ka dalë nga rruga.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po hetojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


