zoom

Aktualitet

PAMJET/ Aksident i rëndë në Fier, makina përmbyset në rrugë

PAMJET/ Aksident i rëndë në Fier, makina përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Libofshë, në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i tipit “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit, e identifikuar me inicialet A. P., ka mbetur e plagosur.

Ajo është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitali Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët./ Zoom.al

Postime të lidhura