zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, disa të plagosur

Aksident i rëndë në Elbasan, disa të plagosur

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e gjashtë personave është regjistruar paraditen e sotme në aksin Elbasan–Bradashesh.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime për drejtuesit dhe pasagjerët.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në ngjarje janë përfshirë dy drejtues mjetesh, të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa katër pasagjerë që udhëtonin në njërin prej automjeteve janë plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Raportohet se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura