Aplikacion
Një përplasje e fortë mes një automjeti dhe një motoçiklete është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor që lidh Lushnjen me Beratin, pranë zonës së Stan-Karbunarës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Opel” është përplasur me një motoçikletë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e saj. I lënduari është transportuar me urgjencë drejt Spitali i Lushnjes, ku po merr ndihmën mjekësore.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime serioze, përfshirë fraktura në kokë dhe në gjymtyrët e poshtme, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se aksidenti ka ndodhur në momentin kur motoçikleta ka tentuar të kryejë një manovër për t’u futur në një pikë karburanti, çka ka sjellë përplasjen me automjetin që po qarkullonte në rrugë./ Zoom.al