zoom

Aktualitet

Gjendet i vdekur një person në Lezhë, në trup ka plagë me armë zjarri

Gjendet i vdekur një person në Lezhë, në trup ka plagë me armë zjarri

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Spiten, të Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ka plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe, në mungesë të shenjave të tjera që tregojnë përfshirje të personave të tretë, dyshohet se ai i ka shkaktuar vetë plagët.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Postime të lidhura